Vendimi për të martuarit e kusherinjëve
Hutbe Tema Lajme Ajete Hadithe Dua Tekbire Poezi Ilahije Foto Video

 

Vendimi për të martuarit e kusherinjëve

Pyetje:

A është korrekt, se Resuli yne a.s.,nuk e ka pëlqyer martesën me kusherinj.Të martosh kusherinjët le të jetë gjëja e fundit që duhet bërë. XhazakAllah.

Përgjigje:

Al-hamdulilah (Të gjitha lavdrimet i qofshin Allahut). Nuk ka asnjë vërejtje në fenë Islame për një njeri të marton cilëndo nga të afërmit me përjashtim të al-mahrremit (ata/ato që janë të ndaluar për martes) ku Allahu i cekë në suren al-nisaa, 4:23 (interpretimi i domethënjes):

U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk kenë pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madhë.


Këto, kur Allahu i ka cekë për neve prej të afërmëve ku martesa me ta është e ndaluar, ne atëhere mësuam se nuk ka vërejtje për pjesën tjetër të të afërmëve të familjes.Për më shumë, nuk ka ndonjë kusht se ajo duhet të jetë e fundit për tu bërë siq e cekët në pyetje.Prej fakteve më të mëdha të këtij fakti është se Pejgamberi a.s. (paqja qoft mbi të) e martoi bijën e tij Fatimen për Aliun (qoft Allahu i kënaqur me ta) dhe ai është djali i axhës së babës së saj, gjithashtu edhe martesa e Pejgamberit a.s. me Zaineb bint Xhahsh (Allahu qoft i kënaqur me të) dhe ajo është vajza e tezës së tij (p.sh. kusherin); dhe ka shumë shembuj të atill.


Sidoqoft, mund të bëhet pyetje tjetër, si: "A është më mirë ose më e preferueshme për Muslimanin të martohet me dikend që nuk e ka të afërt sesa atë që e ka të afërt?"


Përgjigja për këtë pyetje ndryshon prej rastit ne rast, dhe ndoshta mund të jetë e preferueshme që të bëhet martesa me persona që nuk janë të afërt,për shembull ndokush dëshiron të formoi lidhje të reja shoqërore, dhe të krijoj lidhje martesore me familje të ndryshme që ta zgjeroi rrethin e lidhjes shoqërore.


burimi: Islam Q&A


Sheikh Muhammed Salih Al-Munaxhid

Fetva tjetër nga ky Alim:

Si të qaj nga frika e Allahut?