Nikabi po apo jo? pjesa 1, 2
Hutbe Tema Lajme Ajete Hadithe Dua Tekbire Poezi Ilahije Foto Video
Nikabi po apo jo?
(pjesa e parë)

Perqarja rreth kësaj qështje veqanerisht është e përhapur në kohën e sotme kur qdo here po rritet numri i atyre që po flasin pa argumente ,dhe i atyre që flasin atë që nuk e praktikojn,dhe i atyre që thërrasin në argumente që nuk i njohin dhe nuk i pranojn të drejtat e islamit,si për shembull,”te ne është kështu situata”,”jetojm në kohën e përparimit dhe civilizimit”,”nuk bën ta mbyllim gruan”,”qka do të thonë ata që jetojn rreth nesh”,etj,dhe atyre që për shkak të panjohuris së gjendjes së vërtet ose qëllimisht mbulimin e fytyrës e karakterizojn si tradit arabe, ndërsa deri në ditët e sotme ajo është mbajt edhe te popujt jo arab: Te afganistanët, pakistanezët, turqit e të tjer.

Praktikisht përqamja rreth mbulimit të fytyrës nuk ka qenë deri në sundimin e kolonijanizimit dhe fillimit të dobësimit dhe copëtimit të shtetit islamik, deri atëher mbulimi i fytyrës ka qenë i pranuar dhe i praktikuar në tërë ummetin, pamvarsisht nga menhexhi që ka mbretëru në një rreth të caktuar. Në gjeneratat më të zgjedhura islamike mbulimi i fytyrës ka qenë praktike dhe plotësisht normale. Thotë hafizi Ibn –Haxher: Praktika që ka mbet prej gjeneratave të mëparshme dhe në kohën tonë është mbulimi i fytyrës së gruas para burrave: (“Fethu-l-bari”,9/224.)

Thot shejh Bekr Abdullah ebu-Zejd, anëtar i komisionit të përgjithshëm për fetva në Arabin Saudite:”Janë dy konsensuese (marrëveshje te përgjithshme) praktike që në këtë ummet janë përcjell prej gjeneratës në gjeneratë: I pari është që gruaja të qëndrojë në shtëpi e mos të dalë pa nevojë shumë të madhe ndërsa i dyti është që gruaja mos të dalë para burrit (të huaj) me fytyrë të zbuluar dhe me rrobe të zbukuruar. Një grup i njohur i dijetarëve , në mesin e të cilëve janë hafiz Ibn-Abdulberr, imam Neveviu dhe shejhi i islamit Ibni-Tejmijja ia cekën ummetit islam këto dy konsensuze.Ato kanë qenë në fuqi deri në mesin e shekullit 14-v.hixhrije, kur ka fillu copëtimi i shtetit islamik dhe ndarja e tij në shtetëze të pamvarura. Rastet e para të zbulimit të fytyrës jan vërejt në Egjipt, pasandej ka pasu Turqia, Shami, Iraku, Magribi dhe është bartë në vendet tjera të botës. («Hirasetul-fadile», 37., 38.).

Mbulimi i fytyrës nuk është risi , as teprim i fesë, as tradit e arabëve apo talibanëve siq janë mundu disa ta paraqesin por është rregull e fese të cilën e ka praktiku gjenerata më e mir islamike-ajo e sahabëve dhe ajo më e zgjedhur pas tyre.A ka ndonjë musliman që e ka frikën e Allahut e që nuk i ka ata si shembull. A guxon të thotë dikush se ata e kanë tepru në fe apo dikush ta kuptoj fenë më mirë se ata?
Thotë shejh Nasiruddin el-Allbani: Duhet ta dini se mbulimi i fytyrës dhe i duarve ka bazë në sunnet dhe se ka qenë i njohur në kohën e Pejgamerit (s.a.v.s.). Për këtë na tregojën fjalët e Pejgamerit (s.a.v.s.) : “Përderisa gruaja është në ihram (rregull e haxhit dhe umrës) mos ta vëjn nikabin (mbulojën e fytyrës) dhe dorzat”(Buhariu). Ka thënë shehu i islamit Ibn-Tejmija në komentin e këtij hadithi:”Hadithi është fakt se mbulimi i fytyrës kan qenë i njohur jasht rregullave të haxhit

Transmetohet nga Aisha (r.a.) që ka thënë:”Ishim me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) në haxh. Para neve kalonin burra. Kur ndonjëri prej tyre afrohej ne i lëshonim pjesën e mbulojës prej kokës në fytyr,e kur kalonin ne prap i zbulonim fytyrat tona. (Ahmed,Ebu-Duvudi,Ibni-Maxhe,Darekutni dhe Bejheki.)...Ky hadith tregon qart se në kohën e të Dërguari të Allahut (s.a.s.) se mbulimi i fytyrës ka qenë i njohur. Gratë e ndershme dhe që e kan frigën e Allahut.xh.sh. e kanë vazhdu këtë praktik edhe pas tyre, ku tregon shembulli tjetër.Thotë Asim Ahveli: Kemi hyrë te Hafsa bint-Sirin e ajo e kishte pasur xhilbabin me të cilin e kishte mbuluar fytyrën. Ne i
thamë: Allahu të mëshiroft , a nuk ka thënë Allahu.xh.sh.
”E gratë e moshuara, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre,”(Nur-60.)
Mirë e qka vjen pas kësaj-na pyeti ajo neve? Ne ju pergjigjem:
”Megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura” (Nur-60.). E kjo do të thotë hixhab tha ajo vendosmërisht.(”Xhilbabul-meretil-muslime,104-114.).


Pjesa e dyt-Nikabi po apo jo?

Argumentet se mbulimi i fytyrës dhe duarve është obligim

Argumente nga Kurani

O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e
mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës,kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre…(El-Ahzab,53).

Komentimi i ajetit-Thotë imam Ibn Xherir (i njohur si udhëheqës i mufessirëve të Kuranit) nëse kërkoni diqka nga gratë e të Dërguarit.s.a.v.s.,dhe gratë tjera besimtare, letë ketë në mes juve perde...(TefsirIbnXherir,22/39).Thotë Ebu-Bekr el-Xhessas (studenët i menhexhit hanefi):”Fjalët e Allahut.xh.sh. ” E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës…”përmbajn në vete ndalimin e grave të Pejgamberit.s.a.s. dhe na skjaron se kjo është më e pastër për zemrat e tyre dhe zemrat e sahabëve, arsyeja e ndalimit është sepse shikimi i njërit në tjetrin mund të zgjoj ndjenja. Pikërisht për këtë arsye Allahu.xh.sh. rreptësisht urdhëron mbulimin.

Ajeti edhe pse u shpall për rast të veqant për gratë e Pejgamerit.a.s. ka kuptim të përgjithshëm ku i përfshin ato edhe gratë tjera.Jemi të urëdhëruar ta pasojm Pejgamberin s.a.v.s.përveq kur janë specifike për të.(Ahkamul-kuran,3/369,370.).

Thotë Muhammed ibn-Ahmed el-Kurtubi (studenët i menhexhit maleki):”Ajeti është fakt se është e lejuar të bisedosh me gra kur ka perde në mes,me kërku diqka që është e nevojshme ose për ndonjë pyetje në lidhje me sheriat. Ajeti në kuptimin e vetë i përfshinë të gjitha gratë,ku principi i lartë islamik tregon se trupi i gruas është avret dhe nuk është e lejuar ta zbuloj përveq në rastë nevoje, kur është rasti me dëshmu kundër gruas tjetër, për shërim ose të kërkosh diqka që vetëm ajo posedon. (‘”El-Xhamiu li ahkamil-kuran”,14/227.).

Ebu Bekr ibnul-Arebi ka dhënë komentim të ngjajshëm ku thotë; Qëllimi i shpalljes së këtij ajeti janë fjalët e Omerit (r.a.)”O i Dërguar i Allahut, te ti hyjnë njerëz të ndershëm dhe të prishur,ashtu që do të ishte mirë që nënave të besimtarëve ti urdhërosh të fshihen nga njerëzit.”Pas kësaj është shpallë ajeti.(hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Ahmedi.) Thotë sheik Bekr Abdullah ebu-Zejd (anëtarë i komisionit të përgjithëshëm për fetva):”Kur është shpallë ky ajet Pejgamberi.s.a.s.,i ka larguar gratë e veta nga shikimi i burrave , të njëjtën gjë e kanë bërë edhe sahabët. Ajo praktik është mbajtë në periudha të ndryshme të kohës,që do të thotë se kjo rregull e ka kuptimin e përgjithëshëm dhe i përfshin të gjithë.(“Hirasetul-fadileti”,46). Nuk mund të thuhet se kjo rregull vlen vetëm për gratë e Pejgamberit.s.a.s., sepse baza është e përgjithëshme dhe e përfshin të gjithë ummetin, përveq nëse vije deri te fakti i veqant i cili tregon në atë se rregulla është e kufizuar vetëm për gratë e Pejgamberit.s.a.s.,familjen e tij , dikend nga sahabët, grua ose burrë. Këtë komentim e japin më të njohurit e tefsirit ,ku edhe e lartëshënuam komentin e tyre.

Në anën tjetër si mund të pranohet që nënave të besimtarëve-më të ndershmëve dhe më të zgjedhurave të këtij ummeti ,atyre që Allahu.xh.sh.,ua ndaloi të martohen pas vdekjes së Pejgamerit.s.a.s.-kanë qenë të detyruara të fshehen nga sahabët ,burrave më të devotshëm pas Pejgamberit.s.a.s.,me qëllim që zemrat e të dy palëve të jenë të pastërta ,e qka mund të themi për ata që kanë shkallë shumë më të ulët se ata që janë futur në gjunahe dhe e ndjekin epshin e qe u është lejuar të zbulohen para njeri tjetrit?! Në ajetin tjetër po e njëjta sure Allahu.xh.sh., sqaron se rregulla për mbulim nga burrat është e përgjithëshme, grave të Pejgamberit.s.a.s.vajzave të tij dhe grave të tjera besimtare, ku thotë: "O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve tua, bijave tua dhe bashkëshorteve të besimtarëve ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre…”(El-Ahzab,59.).

Fjalët e Allahut.xh.sh.:

"O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve tua, bijave tua dhe bashkëshorteve të besimtarëve ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen që të mos i shqetësojë askush… (el-Ahzab 59)

Komentimi i këtij ajeti:

Thotë Muhamed ibn-Omer ez-Zamahsheri: Fjalët e Allahut.xh.sh.”le ti vejnë xhilbabet ( mbulojat) e veta mbi trupin e tyre” do të thotë le ti vejnë mbi trupin e tyre e le të mbulojnë edhe fytyrën me të. Kur gruaja e largon mbulojën nga fytyra i thuhet: edni sevbeke ala vexhike. (“mbulo fytyrën me mbuloj”) (“El-Keshshaf ala hakaiki-t-tenzil”,3/274.).

Thotë Ibn-Xherir et-Taberi:”Allahu.xh.sh me këtë ajet e përkujton të Dërguarin.s.a.v.s., që të ju thotë grave dhe vajzave të veta dhe grave të besimtarëve:”Që mos ti imitojnë robëreshat kur të dilni nga shtëpia për ndonjë nevoj,ashtu që ta zbuloni fytyrën dhe flokët, por mbështilluni me mbuloja ,që mos të jeni të sulmuara nga mëkatarët derisa ta dinë që është fjala për gratë e liruara.”(Xhamiul-bejan an tevil ajil-kuran,22/45.).

Thote Ebu-Bekr el-Xhesas:”Ajeti është argument për grat e reja se është obligim që ta mbulojn fytyrën para të huajve që ta demonstrojn personalitetin dhe ndershmërin para daljes nga shtëpia, që mos të jenë të dëshiruara nga të prishurit dhe që të mos sulmohen.(“Ahkamul-kuran”,3/371.-372.).Thotë Muhammed Ibn-Ahmed el-Kurtubi:Pasi që ka qenë tradit e arabëve që të veshin rrobe të thjeshta dhe ti zbulojn fytyrat ,ashtu si veprojn robëreshat ,dhe pasi që kjo ka nxit shikimin dhe mendjen e burrave ,Allahu.xh.sh. i urdhëron që të mbështillen me ferexhe kur të dalin për ndonjë nevojë.”(“El-Xhamiu liahkamil-kuran”,14/243.-244.).

Thotë Ibn –Kethiri:”Transmeton Ali ibn ebi-Talha nga Ibn-Abbasi se në komentin e këtij ajeti:”Allahu.xh.sh. i urdhëron besimtaret që kur të dalin nga shtëpia për ndonjë nevoj le ti lëshojn pjesët e xhilbabit nga koka në fytyrë dhe le ta zbulojn: vetëm njërin sy.”Ka thënë Muhammed ibn-Sirin:”Kur e kamë pyetur Abidetaes-Selmanin për fjalët e Allahut.xh.sh. ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre”,e ka mbështjellë fytyrën dhe kokën dhe e ka tregu vetëm njërin sy.”(”Tefsir –kuranit-adhim”,6/470.).

Thotë Ibn-Hajjan el-Endelusi:”Ka thënë Suddi: Gjithashtu le ta mbuloj njërin sy,ballin dhe tërë fytyrën, ndërsa le ta lejë njërin sy të zbuluar.Ka qenë traditë e popullit të Endelusit (Spanjës ) pikërisht ashtu që gratë ta zbulojn vetëm njërin sy.”...Fjalët e Allahut.xh.sh.”ti lëshojn” dotë thotë në fytyrë ,sepse në kohën e injorancës ka qenë e njohur zbulimi i fytyrës.”(“El-bahrul-muhit”,7/250.).

Fjalët eAllahut .xh.sh.,:

"Thuaju besimtareve t'i mbrojnë shikimet e tyre (prej harameve) dhe të ruajnë trupin e tyre (nga imoraliteti), si dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre, pos asaj që duket, le të vejnë ferexhenë e tyre mbi gjithë trupin e tyre dhe të mos i zbulojnë stolitë (zinetin) e tyre përveç para bashkëshortëve të tyre...(En-Nur.31.).

Komentimi i ajetit

Thotë Ibn-Kethiri:”Allahu.xh.sh. i urdhëron besimtaret që të dallohen nga grat siq ishin në kohën e xhahilijetit dhe mos të bëjnë sikurse mushriket.Fjalët e Allahut.xh.sh.: , të mos zbulojnë stolit e tyre përveç atyre që janë të dukshme,:do të thotë asgjë nga trupi mos tju tregohet të huajve ,përveq asaj që është e pamundur të fshehët ,e kjo sipas interpretimit të Ibn-Mesudit janë rrobet dhe mbulesat e poshtme që i kanë bartur arabët…Mendimi i Ibn-Mesudit është edhe i Hasan el-Basrit,Ibn-Sirin,Ebul-Xhevza,Ibrahim en-Nehei dhe të tjerëve.”(”Tefsir i kuranit adhim:,6/46).Komenti e Ibn-Mesudit sipas asaj ” përveç atyre që janë të dukshme”janë rrobet që nuk mund të fshihen,e ka shënuar Ibn-Xherir et-Taberi dhe i ka dy senede (zingjir të transmetuesve). Në senedin e parë është Junusi,Ibn-Vehb,Ebu-Isak,Ebul-Ahves dhe Ibn-Masudi. Edhe njëri edhe tjetri janë me zingjir të lartë të transmetusve të besueshëm tek dijetarët e haditheve. Dikush do të pyet e qka është me mendimin e Ibn-Abbasit sipas të cilit fjalët e Allahut.xh.sh.”përveç atyre që janë të dukshme,”do të thotë fytyra dhe duart?Si ti bashkojm këto dy mendime jo të njëjta.

Mendimi që transmetohet nga Ibn-Abbasi nuk është e shënuar me sened të vërtet për shkak se në senedin e tij dy transmetues janë të dobët.: Ahmed ibn-Abdulxhebbar dhe Abdullah ibn-Muslim ibn-Hurmuz el-Mekki.
Ka thënë Dhehebi:”Ahmed ibn-Abdulxhebar e ka transmetuar nga Ebu-Bekr ibn Ajjasha dhe gjenerata e tij,disa dijetar hadithin e kanë karakterizu si interpretim të dobët.Ka thënë Ibn-Adijj:” E kamë gjetur se dijetarët janë të një mendimi rreth këtij transmetuesi të dobët , jo për arsye se hadithet e tija janë munker (të këqinjë),por për shkak se nuk i ka taku ata që e kanë transmetuar.Ka thënë Mettini “Ai ka ditur të shpikë hadithe”.Ka thënë Ebu-Hatim:”Si transmetues i haditheve nuk ka qenë i fortë”(Midhanul-itidal,1/112.,113.).Ka thënë hafiz Ibn-Haxheri:”Është fjala për transmetues të dobët.”.Ndërsa sa i përket transmetuesit të dytë ,Abdullah ibn-Muslim ibn-Mekka,të dobët e kanë karakterizu Jahja ibn-Mein, Ibnul-Medini,Nesai dhe hafiz Ibni-Haxheri.(“Midhantul-itidal”,2/503.;”Takribu-tehdhib”,1/405.).:Do të thotë nuk ka barazime në mes transmetimeve të dobëta dhe atyre të besueshme.-punojmë me të mirat e ti lëmë transmetimet e dobëta.

Sheik Mustaf el-Adevi thotë,pasi që i ka dhënë të gjitha transmetimet e dobëta nga Ibn-Abbasi ka thënë :”Nuk kemi pasur sukses të gjejmë ,në librat që janë para nesh ,asnjë transmetim të besueshëm në të cilën ndonjëri nga sahabët e ka komentu” përveç atyre që janë të dukshme,” janë fytyra dhe duart.”(”El-hixhab ediletul-muxhibin ve shebehul-muhalifin”,fq.37.). Nëse e marrim parasysh se komentimi nga Ibn-Abbasi është i besueshëm ,Sheiku-islamit Ibn-Tejmijje ka bërë një bashkim fenomenal ndërmjet atij dhe komentimit të Ibn-Masudit:”Në realitet Allahu.xh.sh. i ka ndarë bukurit në dy lloje: të jashtme dhe të mbrendshme (të fshehura). I ka lejuar gruas që bukurit e jashtme të ia tregoj personave të cilët nuk i ka mahrrem, ndërsa bukurit e mbrendshme bashkëshortit të saj dhe të afërmëve (mahrrem-personave me të cilët nuk i lejohet të martohet.) Para shpalljes së ajetit ku urdhërohet hixhabi,gratë kanë dal pa xhilbab,ashtu që burrat e huaj kanë mundur tua shohin fytyrën dhe duart. Atëher ka qenë e lejuar që ti zbulojn fytyrat dhe duart,ndërsa burrat kanë mundur ti shikojn.

Kur Allahu.xh.sh.shpalli: O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve tua, bijave tua dhe bashkëshorteve të besimtarëve ta lëshojnë xhilbabin (ferexhenë) e tyre mbi gjithë trupin e tyre…”(El-Ahzab,59.), i Dërguari i Allahut .s.a.s. i ka larguar gratë e veta nga shikimet e burrave të huaj. Kjo ka qenë në kohën kur Pejgamberi është martuar me Zejnebe bint-Xhash,(r.a.) të cilën e ka mbështjellur , në atë mënyrë që mos ta lejoj Enesin ta shoh.

Kur i Dërguari i Allahut.s.a.v.s.nga plaqka e luftës e ka zgjedh Safijje bint-Hujejjin,sahabët kanë thënë: Nëse e mbulon nga shikimet do të thotë se e ka marrë për grua, nënë e besimtarëve,e nëse këtë nuk e bënë atëher dotë thotë e ka marrë si robëreshë. Do të thotë Allahu.xh.sh.ka urdhëru që kur të flisni me gra të ketë në mes perde, dhe i ka urdhëru gratë dhe vajzat e Pejgamberit.a.s., dhe gratë e besimtarëve që ti veshin xhilbabët:Xhilbabi është mbulesë,të cilën Ibn-Masudi dhe të tjerët e kanë quajtur rida,që në fjali të thjeshtë do të thotë idhar-mbules e madhe që gruaja e mbulon kokën dhe pjesët e tjera të trupit. Abide es-Selmani dhe të tjerët thonë që gruaja duhet ta lëshoj një pjesë të xhilbabit nga koka në fytyrë dhe mos të tregoj asgjë përveq njërit sy. I ngjajshëm është edhe nikabi (mbules e fytyrës që ka vrima për sy.) Gratë në kohën e Pejgamberit.s.a.s.kanë vënë nikab ,ku e vërtetojnë fjalët e Pejgamberit.s.a.s.,:Gruaja kur është në ihram mos ta vejë nikabin dhe dorëzat”.Me urdhërin e xhilbabit ,mbulimit të fytyrës ose mbulimin me nikab,fytyra dhe duart bëhen bukuri të cilat gruaja nuk guxon ti zbuloj para të huajve, prej atëherë kanë mundur të shohin vetëm rrobet e jashtme të gruas. Përfundojm se Ibni-Mesudi e ka përmendur rregullën e fundit ndërsa Ibni-Abbasi rregullën e fillimit.”(“Mexhmuul-fetva”,22/110.).

Faktet nga Sunneti

Fjalët e Aishes (r.a.):”Allahu i mëshiroftë muhaxhirunet e para, kur Allahu.xh.sh. shpalli:” le të vejnë ferexhenë e tyre mbi gjithë trupin e tyre (En-Nur,31.) ato i kanë coptu mbulojat dhe janë mbështjellur me to”(Hadithin e transmeton:Buhariu,Ebu-Davud,Hakim,Bejheki,dhe Ibni-Xherir).Ka thënë hafiz Ibni-Haxheri:”Fjalët e Aishes janë mbështjellur do të thotë i kanë mbështjell fytyrat”(Fethu-l-bari,8/490).Ka thënë gjithashtu ”mbuloja e gruas është e quajtur himar për arsye se me to i kanë mbështjellur fytyrat”.(”Fethu-l-bari”,10/48.).Ka thënë sheh Muhammed Emin esh-Shenkiti:”Ky hadith tregon qartë se grat e sahabëve të lartëpërmendura nga fjalët e Allahut.xh.sh.” le të vejnë ferexhenë e tyre mbi gjithë trupin e tyre”(En-Nur,31.)kanë kuptu që duhet ti mbulojnë fytyrat ,gjë që edhe e kanë bërë pasi që i kanë coptu mbulojat dhe në atë mënyrë ju kanë nënshtru urdhërit t Allahut.xh.sh.”(Advau-l-bejan,6/595.-596.).

Fjalët e Pejgamberit .s.a.s.,:”Gruaja është avret (i tërë trupi i saj është i turpshëm),kur del nga shtëpia,shejtani e zbukuron në sytë ë njerëzve.”(”Transmeton Tirmidhiu ndërsa sheik El-Allbani ka thënë se është i besueshëm në ”Irvaul-galilu”, numri i hadithit 273.0. Transmetohët nga Aishe (r.a)se ka thënë ;”pasi që është shpall ajeti i cili e urëdhëron mbulesën(ferexhen),erdhi te unë Efleh,vellau i Ebul-Kuajsa,(burri i asaj që i ka dhënë gji Aishes (r.a.).dhe kërkoi nga unë që ta liroj të hyn në shtëpin time.Thashë në vete :”Pasha Allahun nuk do ta lejoj në shtëpi derisa ta pyes Pejgamberin.s.a.s.Nuk më ka dhënë gji Ebul-Kuajs por gruaja e tij.Kur erdhi Pejgamberi.s.a.s. O i Dërguari i Allahut nuk më ka dhënë gji njeriu por gruaja e tij! Jepi leje të hyjë . Ai është axha yt nga qumështi-më tha i Dërguari i Allahut,s.a.s.” Në disa transmetime tjera thuhet se Eflehi ka thënë :A po fshihesh nga unë e unë jamë axha yt nga qumështi! Ndërsa në transmetimin tjetër Pejgamberi .s.a.s. i ka thënë Aishes :”Mos u fsheh nga ai sepse janë të ndaluar nga qumështi të gjithë ata që janë të ndaluar nga gjaku.”(Buhariu,Muslimi,Tirmidhiu,Nesai dhe Ebu-Davudi).Ka thënë hafiz Ibn-Haxheri në komentin e këtij hadithi :”Nga hadithi mund të kuptohet se gruaja është e obliguar të largohet (fshihet nga burrat që nuk i ka të afërt në familje).’(”Fethul-bari”,9/152.).

Fjalët e Esma bint ebu-Bekr (r.a.):”I kemi mbulu fytyrat tona nga burrat dhe jemi krehur para se të hymë në ihram-rregull e haxhit dhe e umrës.”(Hadithin e transmeton Hakimi dhe Ibn-Hudhejme. Ky hadith është i besueshëm sipas kushteve që i kanë parashtru Buhariu dhe Muslimi.
Fjalët e Aishes (r.a.):”Ishim me të Dërguarin e Allahut (s.a.s.)në haxh.Para neve kalonin burra.Kur ndonjëri prej tyre afrohej ne e lëshonim pjesën e mbulojës prej kokës në fytyr,e kur kalonin ne prap i zbulonim fytyrat tona. (Ahmed,Ebu-Duvudi,Ibni-Maxhe,Darekutni dhe Bejheki.)

Fjalët e Aishes.r.a. :Safvani më ka parë para se të urdhërohët hixhabi-mbështjellja.Kur më ka shikuar të shtrirë ka thënë :”Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun”,e cila më ka zgjuar nga gjumi.E kamë mbështjell fytyrën time nga ai me xhilbab.’(Buhariu dhe Muslimi-muttefekun alejhi).Aisha .r.a.,e ka cekë këtu që Safvani më ka parë para se të urdhërohët hixhabi ,pastaj në praktik ka tregu se hixhab e ka kuptuar mbulimin e fytyrës