Festimi i Ditës së Valentinit
Festimi i Ditës së Valentinit

Fetva të dijetarëve Musliman në lidhje me ditën e Valentinit

Fetvaja e Sheih Muhamed ibn Salih al-‘Uthajmin (Allahu past mëshirë ndaj tij)

Pyetje:


Kohëve të fundit festimi i Ditës së Valentinit është përhapur gjerësisht, veqanarisht në mesin e studentëve. Kjo është njëra prej festave Krishtere. Ato veshën në të kuqe, duke përfshirë edhe këpucët e tyre, dhe shkembejnë lule të kuqe. . . Ne shpresojm se ti do të kesh mundësi që të na tregosh gjykimin në lidhje me festimin e festave të këtilla. Qka i këshillon Muslimanët që të bëjnë në lidhje me këto gjëra? Allahu të ruajt dhe të kujdeset për ty.


Ai u përgjigj:


Festimi i Ditës së Valentinit nuk është i lejuar për disa arsye:


1 - Eshtë një fest e shpikur e cila nuk ka baza në sheriat.


2 - Ju bënë thirrje njerëzve që ti preokupojn zemrat dhe mendjet e tyre me këto gjëra të marra të cilat shkojn kundër udhëzimit të selefëve të devotshëm (Allahu qoft i kënaqur me ta), pra nuk është e lejuar që në këtë ditë të bëhet ndonjë tradit që lidhet me këtë fest, qoft ajo në lidhje me ushqimin, pijen, veshjen, shkëmbimin e dhuratave ose diq tjetër. Muslimanët duhet të jenë krenar me fen e tyre dhe jo të jenë aq të dobët në karakter saqë ta pasoi gjdonjërin i cili e bënë ndonjë zhurmë. Unë e lus Allahun që ti mbroi Muslimanët nga të gjitha nxitjet, të dukshme dhe të padukshme, dhe të kujdesët për ne dhe të na jap neve fuqi. Dhe Allahu e dinë më së miri.


Fetva nga Sheih ‘Abd-Allaah ibn ‘Abd al-Rrahman ibn Xhibrin në lidhje me festimin e kësaj dite:


Ai është pyetur: festimi i të ashtuquajtur Festa e Dashuris (Dita e Valentinit) është bërë e përhapur në mesin e djemëve dhe vajzave tona. Ky (Valentini) është emëri i një të shenjëti i cili respektohet nga të Krishterët, dhe kjo ditë festohet gjdo vit me 14 Shkurt. Ata shkëmbejn dhurata dhe karanfila të kuq, dhe veshin rroba të kuqe. Qka është gjykimi për festimin e kësaj dite, apo të shkëmbehën dhuratat në këtë ditë? Allahu të shpërbleft me të mirë.


Ai u përgjigj:


S`pari, nuk është e lejuar që të festohet një fest e atill e shpikur, sepse kjo është risi e re e shpikur (bidat) e cila nuk ka baza në sheriat. Pra përfshihet në hadithin e Aishes ( Allahu qoft i kënaqur me të), e cila tha se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi të) ka thënë: "Kushdo që sjell risi në këtë qështjen tonë (p.sh. Islam) e cila nuk është pjes e tij, do ti refuzohet" - p.sh., do ti hudhet mbrapa atij i cili e shpiki.


S`dyti, kjo ka të bëjë me imitimin dhe të ngjarit pabesimtarëve duke e respektuar atë që ata e respketoin dhe të cilët i respketoin festivalet dhe festat e tyre, dhe në imitimin e tyre në disa prej praktikave fetare të tyre.Në hadith thuhet, "Kushdo që e imiton një popull është njëri prej tyre."


S`treti, gjërat që rrjedhin nga ajo, siq janë ndejat/zhurkat, lojrat, të kënduarit, muzika, paturpësia, mospërkatësia, zbulimi, zbulimi i papërmbajtur, përzierja e meshkujve me femra, dhe paraqitja e gruas para jo-mahrremit (të huajit), etj, janë gjëra ku të gjitha janë haram-të ndaluara apo janë rrugë që dërgojn në pamoral. Prandaj nuk do të arsyetohet me arsyen e rehatshmëris dhe argëtimit, apo pohimeve se ata nuk do ti tejkaloin kufijt, për arsye se ajo nuk është në rregull.


Në këto baza, nuk është e lejuar që të shiten këto dhurata dhe karanfila, nëse e din se blerësi do ti festoi këto festa, apo do ti japë si dhurat apo do ti përdor për ti nderuar këto ditë, në mënyrë që shitsi mos të marr pjes në mëkatin e atij i cili i bënë këto akte shpikëse. Dhe Allahu e dinë më së miri.


Fetvaja e Komitetit Qendror


Komiteti Qendror gjithashtu është pyetur me nje pyetje për këtë fest:
Disa njerëz e festojn ditën e katërmbdhjet të Februarit të vitit Krishter si Ditë e Dashuris (Ditën e Valentinit), ku ata shkëmbejn dhurata të karanfilave të kuq dhe veshin rroba të kuqe, dhe i uroin njëri tjetrit. Disa prej bukpjekësve bëjnë ëmbëlsira që janë në ngjyrë të kuqe, me zemër të vizatuar në to, dhe disa shitore kanë anonsime për prodhimet e tyre se janë veqanarisht për këtë ditë. Qfar është mendimi juaj?


Komiteti iu është përgjigj:


Eshtë haram për Muslimanin që ti ndihmoi këto festivale apo ndonjë festim tjetër haram në qfardo mënyre, qoft me ushqim, pije, blerje, shitje, prodhim, korrenspondim, me anonsim apo në ndonjë mënyrë tjetër, për arsye e gjith ajo përfshin të ndihmuarit e njëri tjetrit në mëkat, tejkalim të kufijve dhe mosbindshmëri ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe Allahu thotë (interpretimi i domethënjes):


Ndihmoni njëri tjetrin në El-Birr dhe Et-Takua (virtyte, vepërdrejtësi dhe devotshmëri); por mos e ndihmoni njëri tjetrin në mëkat dhe tejkalim të kufijëve. Dhe keni frik Allahun. Vërtet, Allahu është i ashpër në dënim" [El-Maidah 5:2]


Pra Muslimani duhet ti përmbahet Kuranit dhe Sunetit në të gjitha punët e tij, veqanarisht në kohën e fitneve (nxitjeve dhe turbullinave) dhe kur korruptimi është i përhapur gjerësisht. Ai duhet të jetë i menqur dhe të ketë kujdes që ti ik asaj që mos të bie në keqëudhëzimin e atyre që e kanë fituar hidhërimin e Allahut dhe të atyre që devijuan, dhe të keqëbërësve të cilët nuk shpresojn për shpërblim nga Allahu dhe që nuk tregojn aspak respekt ndaj Islamit. Muslimani duhet të kërkoj strehim tek Allahu dhe të lutet për udhëzimin e Tij dhe për ndihmë që ti përmbahet paluhatshmë atij, për arsye se askush nuk mund të udhëzoi përveq Allahut dhe askush s`mund të na bëjë neve që të qëndrojm të paluhatshëm përveq Tij. Dhe Allahu është Burim i fuqis. Allahu e bekoft Pejgamberin tonë Muhamedin dhe familjen e tij dhe shokët e tij dhe të ju dhuroi atyre paqe.


Al-Laxhnah al-Daa’imah li’l-Buhuth al-‘Ilmijah wa’l-Iftaa’


Përfundimisht, ne ju ofrojm vëllezërve tanë këshillat në vijim:


1 - Ata duhet ti nxisin hatibët (imamët që japin hutbet) që të ju tregoin njerëzve dhe të ua tërheqin vërejtjen. Ata duhet të ia sqaroin këtë qështje imamit të xhamis dhe ti tregoin atij atëherë kur kjo ditë te jetë afër. Ata duhet ti japin një kopje të fetvave të Komitetit Qendror dhe të Sheih Muhamed ibn Salih al-‘Uthajmin (Allahu past mëshirë ndaj tij). Gjdo person duhet të përpiqet që ta kontaktoi imamin e xhamis së tij dhe ti tregoi atij për këtë. Me siguri ka imam të xhamijave në mesin e vëllezërve që ndoshta përgjegjësia e të treguarit për këtë të kryhet kur ta lexoin këtë artikull.


2 - Gjdo mësues duhet ta sqaroi realitetin e kësaj feste dhe të ua tërheq vërjtjen studentave të tij apo të saj për këtë. Ata do të përgjigjen para Allahut nesër. Ata duhet ta saqaroin atë se është haram duke cituar Fetvan e Komitetit Qendror. E gjitha duhet të filloi një javë përpara në mënyrë që të ketë ndonjë dobi.


3 - Ata që shkojnë për rreth dhe i kontrolloin njerëzit dhe qendrat kryesore të organizatave duhet të lajmërohen për të gjitha shitoret të cilat po shesin dhurata për këtë ditë apo që vejnë foto për të treguar qfar duhet të jetë dhurata apo si të mbështillet.


4 - Gjdo person duhet ti bëjë anëtarët e familjes së tij të vetëdijshëm për këtë. Kushdo që ka motër në shkollë apo vëlla duhet të ju tregoi atyre dhe të ua tërheq vërejtjen atyre për këtë qështje, sepse shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për këtë fest dhe qka don të thot.
Ne lusim Allahun që ti mbroj Muslimanët nga nxitja harame dhe nga e keqja e vetës së tyre dhe nga kurthat e armiqëve të tyre, se Ai është Ndëgjues i Të Gjithave I Cili i përgjigjet lutjeve. Allahu dërgoft bekim mbi robin dhe Të Dërguarin e Tij Muhamedin, dhe mbi të gjith familjen e tij dhe shokët e tij.


islam-qa.com