identiteti
Nën Hijen e Shpatës

Dëshiroj të ndajë një përvojë shumë të hidhur më të
gjithë ju në këtë listë dhe nëse keni mundësi që
këtë ta shpërndani edhe më tutje mos ngurroni ta
bëni.

Siç e dini në Kosovë për herë të parë është punuar
një shfaqje profesionale teatrore e cila në thelb të
vetin e ka Islamin dhe dashurinë ndaj Allahut. Kjo
është shfaqja IDENTITETI të cilën e kam shkruar unë
dhe që njëherit e kam luajtur edhe rolin e
organizatorit në punët teknike rreth shfaqjes.

Shfaqja ka tërhequr mjaft vëmendje në opinionin
vendor dhe ka tërhequr mjaft publik. Njëherit e ka
tërhequr edhe vëmendjen e TV Al Jazzira që e ka
punuar dhe e ka transmetuar një reportazh për
shfaqjen IDENTITETI.

Publiku dhe bota e artit në Kosovë është mësuar me
shfaqje që në thelb kanë dogma dhe simbolikë
hebraiko – kristiane dhe poashtu edhe pagane.
IDENTITETI erdhi si bombë e cila preku temat tabu;
të drejtën në namaz, të drejtën në agjërim, të
drejtën në mbulesë… të drejtën e ekzistencës si i
barabartë me të tjerët. Kjo nuk i pëlqeu shumëkujt
dhe filloi një propagandë dhe kampanjë kundër
IDENTITETIT duke filluar nga retorika boshe se
Islami dhe arti nuk kanë asgjë të përbashkët e deri
te akuzat se IDENTITETI është shfaqje e rrezikshme.
Krejt kjo ishte e përballueshme sepse unë se bashku
me regjisorin arritëm ta mbanim ekipin bashkë. Them
arritëm sepse situata ndryshojë me rastin e
kidnapimit të Shqipe Hebibit. Ky rast u shfrytëzua
me të madhe për një kampanjë të gjërë anti islame
dhe në veçanti u përdor kundër IDENTITETIT në stilin
se nuk bënë të bëhet shfaqje për Islam pasi që
shikoni çka po bëjnë muslimanët dhe gjëra të tjera
që shkonin deri në ofendim. Ekipi i IDENTITETIT u
gjet
përballë një presioni të madh dhe fatkeqësisht
është thyer ky unitet. Pikat në të cilat kam besuar
se kurrë nuk do të thehen janë thyer dhe unë jam
dashur të ballafaqohem me kërkesa nga kolegët
(shokët e mi të shpirtit) se duhet ta ndalojmë
shfaqjen për shkak të rastit të Shqipe Hebibit. Unë
nuk e di se çka ka lidhje ky rast me shfaqjen?
Poashtu në diskutime e kam tërheq paralelën se nëse
vlen ky krahasim atëherë duhet ti mbyllim xhamitë
derisa të lirohet Shqipja. Krejt kjo është një
budallallëk i madh dhe një injorancë e thellë e
njerëzve që u pengon gjithçka islame. IDENTITETI nuk
thotë ndonjë gjë të madhe. IDENTITETI e thotë një
pjesë të së vërtetës por edhe ajo pak (sa është) u
pengon kundershtareve te Islamit dhe kjo mua më ka
revoltuar shumë. E kam ndjerë veten të tradhtuar nga
miqtë, nga njerëzit që kanë ditur ta mbledhin me të
madhe famën nëpër gazeta (sepse IDENTITEI u bë hit),
por që u thyen në sfidën e parë. Unë sot jam pa
mikun tim (regjisorin) dhe pa disa miq të tjerë
që në fillim janë zotuar se shfaqjen po e bëjnë
vetëm për ALLAH dhe për të ndihmuar njerëzit që ta
shprehin veten dhe identitetin e tyre islam.

Thonë Allahu të vë në sprova dhe unë këtë po e
kuptoj si sprovë dhe në vete kam gjetur edhe më
shumë forcë dhe dëshirë dhe brenda 10 ditësh do ta
paralajmëroj publikisht projektin tjetër me të
njejtën bazë. Drama e re quhet “NATA E FUNDIT” dhe
jam duke e punuar i inspiruar nga ajeti kuranor “për
ata që ranë në rrugën e Allahut mos thoni se kanë
vdekur” dhe e trajton jetën e një njeriu që
sakrificën e vet e qon deri në maksimum duke e dhënë
edhe jetën e vet për Allah.

Me këtë rast dëshirojë të falenderojë të gjithë që
kanë ndihmuar në realizimin e IDENTITETIT dhe u
premtoj se së shpejti IDENTITETI do të rivëhet në
skenë me aktorë dhe regjisor tjetër.

Allahu na ndihmoftë të gjithëve dhe e pranoft
pendimin e secilit

Albatrosi


Burimi: Yahoo Group: alb-muslimstudents


Solidarizohuni me vëllaun tuaj


Për më gjerësisht në lidhje me shfaqjen teatrore IDENTITETII klikoni këtu

e drejta e kopjimit i takon gjdo Muslimani vetëm se duhet të ceket burimi