Si të qaj nga frika e Allahut?

Si të qaj nga frika e Allahut?

Unë jamë një burrë që kurr nuk qaj. Si ti bëjë sytë e mi që të qajn nga frika e Allahut në pajtueshmëri me hadithin: "Dy sy që nuk do të preken nga zjarri" në të cilin cekët "Syri që qan nga frika e Allahut"? Allahu të shpërbleft me të mirë.

Përgjigje

Falenderimi i qoft Allahut

Padyshim se ndjenja jote për keqardhje të mungesës së kësaj mëshire është shenjë shumë e mirëTi duhet ta dish se muslimani mund ta bëjë vetën të qajë nga frika e Allahut, duke vepruar këto:

1 - Ta bësh vetën që ta ndiej frikën e Allahut

Kjo qarje është si fryt i dituris së dobishme, siq thotë al-Kurtubi në komentin e ajetit (interpretimi i domethënies):

"Dhe ata hudhen me fytyra në tokë duke qajt"
[al-isra` 17:109]

Kjo është një përshkrim gjuhësor i tyre dhe lavdrim për ta.Eshtë obligim për gjdonjërin që fiton dituri ta arrit këtë shkall, pra që kur ta ndëgjoj Kuranin të jetë i mbushur me frik dhe butësi. Në Musnad al-Daarimi është transmetuar prej Abu Muhamedit se al-Tajmi ka thënë: Kujt ju është dhënë dije dhe nuk qan, ai nuk meriton të ketë ndonjë dije, sepse Allahu i ka përshkru ata që kanë dije; dhe pastaj recitoi këtë ajet.
Al-Xhaami’ li Ahkaam il-Kur’aan, 10/341-342

.
2 - Të lexuarit e Kuranit dhe të thelluarit në domethënien e tij


Allahu thotë (interpretimi i domethënies):


Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".


108. Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar".


109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)


[al-Isra’ 17:107-109]


Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
[Merjem 19:58]


Eshtë thënë se Ibn Masudi (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) më tha mua: "Lexo Kuran për mua." Unë i thashë: "O Lajmëtar i Allahut, a të recitoj për ty kur ai të është shpallur ty?" Ai tha:"Dëshiroj që ta ndëgjoj prej dikuj tjetër." Prandaj unë recitova Suren Al-Nisa` për të, dhe kur arrita te ky ajet - Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)? [al-Nisa’ 4:41] - ai tha: "Kjo është mjaft për tani." Une u ketheva nga ai dhe pashë sytë e tij se kishin vërshuar me lot. al-Bukhaari, 5050; Muslim, 800.


3 - Të diturit e madhështis së shpërblimit për të qajturit, veqanarish kur njeri është vetë.


Eshtë transmetu nga Abu Hurejra (qoft Allahu i kënaqur me atë) se ka thënë: Lajmëtari i Allahut (S) ka thënë: "Njeriu që qanë prej frikës së Allahut nuk do të hyj në Xhehenem derisa qumshti të kthehet në gji, dhe pluhuri i shkaktuar (kur të luftohet) për hir të Allahut dhe tymi i Xhehenemit kurrë nuk do të bashkohen." Transmetuar nga al-Tirmidhi, 1633; al-Nisaa’i, 3108; i klasifikuar si saheeh nga al-Albaani.


"derisa qumshti të kthehet në gji" është metafor për të qenurit e pamundur, sikurse në ajetin ku Allahu thotë(interpretimi i domethënies): "dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës.[al-A’raaf 7:40]. Tuhfat al-Ahwadhi.


Dhe është transmetuar se ai ka thënë: Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) tha: "Janë shtat të cilët Allahu do ti vejë nën hijen e Tij në ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij: sundimtari i drejt; një i ri i cili rritet në adhurim ndaj Allahut; një person ku zemra e tij është e lidhur ngusht me xhami; dy persona që e dojn njëri tjetrin për hir të Allahut, takohen dhe ndahen në bazë të kësaj; një person që është thirrë (të bëjë gjunah) nga një grua e pozitës së lart dhe me bukuri të madhe dhe ai thotë, `Unë kam frik Allahun`; njeri që jep sadaka aq fsheht saqë dora e tij e majt nuk e din se qbënë dora e tij e djatht; dhe njeri i cili e kujton Allahun kur është vetë dhe syt e tij vërshojn me lot." Transmetuar prej al-Bukhaari, 660; Muslim, 1031.


Të qajturit kur je vetëm është vequar për arsye se kur të jesh vetë është koha e nxitjes së zemrës që të bëhet më e fort dhe është motivi i fort për të bërë mëkat, dhe është larg asaj që të bëhet mendjemadhësi. Prandaj nëse personi mundohet që ta bëjë këtë, dhe e bënë vetën që ta ndiej madhështin dhe fuqin e Allahut, dhe syt e tij vërshojn me lot, atëhere ai meriton të jetë nën Fronin e Më Të Mëshirshmit në Ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij.


4 - Të mendosh për gjendjen dhe guximin tënd gjatë bërjes së mëkatit, dhe të kesh frik Allahun që ta takosh Atë në atë gjendje.


Njëri prej të devotshmëve e ka pas zakon që të qaj natë dhe ditë, dhe diq i është thënë në lidhje me atë. Ai tha: " Unë kam frik se Allahu do të më sheh mua duke bërë gjunah dhe do të thotë: "Largohu prej Meje se Unë jam i hidhëruar në ty." Sidoqoft Sufjani e ka pas zakon të qaj dhe ka thënë: "Unë kamë frik se do të më mirret besimi në momentin e vdekjes."


Ismaa’eel ibn Zakarija e përshkruajti Habib ibn Muhammad, që ka qenë fqij i tij. Ai tha: "Gjdo mbrëmje e kam dëgjuar duke qajtur dhe gjdo mëngjes e kamë dëgjuar duke qajtur, prandaj shkova te gruaja e tij dhe i thashë: "Qka është me të? Ai po qan në mbrëmje dhe ai po qan në mëngjez!` Ajo më tha mua: `Pasha Allahun, kur vie mbrëmja ka frik se nuk do të jetoj deri në mëngjez dhe kur vie mëngjezi ka frik se nuk do të jetoj deri në mbrëmje."


Selefët e kanë pas zakon që të qajn shumë. Kur Jazid al-Rakaashi është kritikuar se po qanë shumë dhe i është thënë, "Po të ishte krijuar zjarri veqanarisht për ty, ti nuk kishe për të qar më shumë se kaq," ai tha: "Mos është kriju zajrri për dikend tjetër përveq meje dhe për shokët e mi dhe vëllezërit e mi nga mesi i xhinëve dhe njerëzve?"


Kur ‘Ata’ al-Sulajmi është pyetur: "Qka është kjo brengosje?" ai tha: "I mjeri ti! Vdekja është afër para duarve, varri është shtëpia ime, në Ditën e Ringjalljes unë do të qëndroj dhe rruga ime kalon përmbi urën përgjat Xhehenemit, dhe nuk di se qka do bëhet nga unë."
Faddalah ibn Sajfi e ka pas zakon të qaj shumë. Një njeri hyri te ai kur ai ishte dukë qar dhe i tha gruas së tij: "Qka është puna me të?" Ajo tha: "Ai thotë se po dëshiron që të marrë rrugë të gjatë dhe se nuk ka furnizim te duhur për atë."


Një natë al-Hasani u zgju duke qajt, dhe i bezdisi antarët e tjerë të shtëpis me qarjen e tij. Ata e pyetën atë qka është puna dhe ai tha: "Mu kujtua një gjunah që e pata bërë dhe qajta."
Eshtë transmetuar prej Tameem al-Daari (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka lexuar këtë ajet (interpretimi i domethënies): A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! [al-Xhaathijah 45:21] dhe filloj ta perserit atë dhe ka qajt deri sa erdhi mëngjezi.


Hudhajfah (qoft Allahu i kënaqur me atë) e ka pas zakon me qajt me vrull, dhe i është thënë atij: "Pse po qan?" Ai tha: "Nuk e di se qka ka në të ardhmën time - kënaqësi e Shenjët ose mallkim i shenjët."


Sa’d ibn al-Akhram ka thënë: Isha duke ecur me Ibn Masudin dhe ai kaloi pran farkatarëve, që e kishn nxjerr jasht një copë të hekurit nga zjarri. Ai u ndal dhe e shikonte hekurin e shkrir dhe qante.


5 - Ta bëshë vetën që të ndiesh keqardhje dhe të ndiesh se ke mangësi ndaj obligimeve tuaja ndaj Allahut.


Lotët e penduesit natën e fik etjen dhe shëron smundje, siq thotë Sheiku i Mufasirineve, Abu Xha’far al-Tabari, në komentimin e këtij ajeti thotë (interpretimi i domethënies):


A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?


60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
[al-Naxhm 53:59-60]


Mos qaj për vërejtjen që i bëhet aty atyre që janë të pandëgjueshëm ndaj Allahut, kur ju jeni njerëz që bëni mëkate, "Duke e humbur kohën e jetës suaj (të vlershme) në kalim kohe dhe dëfrime (këndim)" [al-Najm 53:61] – ju nuk merrni mësim nga mësimet dhe përkujtimet që përfshihen aty, duke u kthyer mbrapa nga ajetet e tyre.
Xhaami’ al-Bajaan ‘an Ta’weel Aaji al-Kur’aan, 27/82.


6 - Të qajturit nga frika e përfundimit të keq


Eshtë transmetuar se Ibn Umeri (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Kur Lajmëtar i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) kur kaloi pran al-Hixhrit ( vendi i popullit të Themudit) ai tha: "Mos hyni në vendbanimet e atyre që i bënë keq vetvetës, përndryshe qka i ka gjet ata do të gjej edhe ty, vetëm nëse qanë." Atëhere Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) e mbuloj kokën e tij dhe eci shpejt derisa e kaloi luginën.Transmetuar nga al-Bukhaari, 3380; Muslim, 2980.


Al-Neveviu e ka përfshi këtë hadith në kaptinën e quajtur "Të qajturit dhe të ndiesh frik kur të kalosh pran varreve të keqbërësve vende ku ata ishin mbytur, dhe të shprehurit e nevojës për Allahun, dhe të jesh i kujdesëshëm që mos të bëhesh i pakujdesëshëm në atë." Rijaad al-Saaliheen, p. 373.


7 - Të ndëgjuarit e ligjëratave prekëse dhe ligjëratave që ta zbusin zemrën.


Eshtë transmetuar al-‘Irbaad ibn Saarijah (qoft Allahu i kënaqur me atë), që ka qenë njëri prej atyre që ka pas zakon të qaj, ka thënë: "Lajmëtari i Allahut ka zhvilluar një ligjërat shumë prekëse në të cilën syt e tonë filluan të vershojn dhe zemrat tona filluan të shkrihen." Transmetuar prej al-Tirmidhiut, 2676; Abu Dawoodit, 4607; Ibn Maaxhah, 42; që është klasifiku si sahih nga al-Albaani.


Allahu na ndihmoft neve dhe juve që ta bëjmë atë që Zoti jonë e don dhe që është i kënaqur me të.


Nga Sheik Muhammed Salih Al-Munaxhid


Fetva Nga Ulema te Ndryshem

Ibni Tejmija

Muhamed Abdulvehabi

Abu Basir Mustafa Halimah

Naasir al-Fahd

Muhammed Salih Al-Munaxhid

Abu Hamza al-Misri